Sot fillon samiti i BE-së në Bruksel, cila do të jetë kërkesa për Kosovën?

Aktuale

Sot fillon samiti i BE-së në Bruksel, cila do të jetë kërkesa për Kosovën?

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Sot dhe nesër në Bruksel mbahet samiri i BE-së ku pritet të diskutohet edhe për gjendjen në Kosovë.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në ditën e parë të samitit në Bruksel, me kërkesë të Qipros do ta shqyrtojnë bllokadën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Sipas tyre te bllokada erdhi pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga Kosova për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina,.

Nga Brukseli vijnë qëndrime se masa e tillë “komplikon situatën, nuk sjell zgjidhje të problemit në Kosovë dhe se janë në kundërshtim të obligimeve nga marrëveshja e CEFTA-s”. “Kjo masë duhet të tërhiqet”, thonë burime të mediave serbe nga BE.

Tema të tjera të diskutimit dyditor të samitit pritet të jetë edhe situata pas zgjedhje në Bosnje e Hercegovinë dhe ndryshimi i marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit rreth emrit.

Rreth këtyre temave do të diskutojnë krerët e diplomacisë së BE-së në takimin ministror.

Temë e rëndësishme do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat