Ambasadori amerikan: Lajme të mira për Kosovën, por duhet ta luftojë korrupsionin

Aktuale

Ambasadori amerikan: Lajme të mira për Kosovën, por duhet ta luftojë korrupsionin

Nga: A.Zh Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 09:54
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën donacionin miliona eurosh nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC).

Por ambasadori Konsett ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përparmin në luftën kundër korrupsionit për ta ruajtur të drejtën për Programin Kompakt të MCC-së, përcjell Bota sot.

“Lajme të mira për Kosovën nga MCC - por Kosova duhet të bëjë përparim në anti-korrupsion për të ruajtur të drejtën për kompaktin e MCC”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) ka ndarë miliona euro për Kosovën, që të investohet në infrastrukturë dhe energji.

Në shenjë respekti, dje qyteti i Prishtinës është stolisur me flamuj amerikanë./BS

Image
Postimi i ambasadorit amerikan
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat