Urologu Lutfi Dervishi lirohet nga paraburgimi

Aktuale

Urologu Lutfi Dervishi lirohet nga paraburgimi

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 10:51
Lutfi Dervishi

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që t’ia ndërpres masën e paraburgimit urologut, Lutfi Dervishi, i cili është i akuzuar për trafikim me organe në rastin e njohur si “Medicus”.

Bazuar në vendimin që e ka siguruar kd ndërprerja e paraburgimit është arsyetuar me faktin se ky rast është kthyer për të dytën herë në rigjykim dhe se “përkundër përpjekjeve të kësaj gjykate, nuk është e arsyeshme që të pritet rigjykimi i këtij rasti, i cili nuk do të mund të përfundojë para vitit 2019”.

Gjykata ka vlerësuar se Kodi i Procedurës Penale mund të aplikohet vetëm përjashtimisht, kur bëhet fjalë për paraburgimin si një masë e fundit, atëherë kur prania e të pandehurit nuk mund të sigurohet përmes masave të tjera. Kjo gjykatë Dervishit ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Urologu është dënuar në fillim të këtij viti, pas rigjykimit me 7 vjet e gjysmë burgim. Mirëpo, në muajin nëntor Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim, për shkak të shkeljeve procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat