Thaçi dekreton pakon e ligjeve për reformën në drejtësi

Aktuale

Thaçi dekreton pakon e ligjeve për reformën në drejtësi

Nga: A.M. Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 11:33
Momenti i nenshkrimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar pakon e ligjeve për reformën e bërë në sistemin e drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka përgëzuar të gjithë ekspertët vendor dhe ndërkombëtarë, që punuan për të mundësuar reformën në sektorin e sundimit të ligjit.

Postimi i plotë:

Sot e dekretova pakon e ligjeve për reformën e bërë në sistemin e drejtësisë, të cilën e kisha iniciuar që në fillim të mandatit tim. Është bërë një punë e jashtëzakonshme në sistemin e drejtësisë, duke harmonizuar plotësisht legjislacionin tonë për luftimin e krimit, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative me standardet më të larta të vendeve të Bashkimit Evropian. I përgëzoj të gjithë ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, që punuan pandërprerë për të mundësuar reformën më të madhe në sektorin e sundimit të ligjit. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat