Një ditë para votimit të ushtrisë, Thaçi inspekton ushtarët e FSK-së

Aktuale

Një ditë para votimit të ushtrisë, Thaçi inspekton ushtarët e FSK-së

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 12:37
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që sot gjatës ditës të inspektojë ushtarët e FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Burime të Kosovapress thonë se Thaçi, vetëm një ditë para votimit të transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës nga Kuvendi i Kosovës, do të takojë përfaqësues të lartë të FSK-së dhe do t’i inspektojë trupat e ushtarëve e FSK-së.

Nesër deputetët e Parlamentit pritet të votojnë për mandatin e ri të FSK-së. Pas votimit, ligjet për FSK-në pritet të dekretohen edhe nga presidenti i Kosovës, duke e bërë fuqiplotë mandatin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat