Serbia e ka tepruar kaherë në luftë kundër njohjes së Kosovës

Aktuale

Serbia e ka tepruar kaherë në luftë kundër njohjes së Kosovës

Nga: D. B. Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 15:56
Blerim Burjani

SHBA-ja  siç duket i ka vënë kusht Serbisë  nëse dëshiron që t’i hiqet taksa nga Kosova. Kushtin për këtë ia ka bartur Serbisë zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Mathew Palmer, gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Palmer ka thënë se nëse Serbia dëshiron që Kosova ta heq taksën, atëherë duhet të ndalojë fushatën e egër për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga vendet që e kanë njohur.

Mirëpo, Beogradi zyrtar ka hedhur poshtë ofertën e SHBA-së. Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se SHBA shpreson kot sepse procesi i çnjohjeje është i pandalshëm.

Në lidhje me këtë  çështjeve, Blerim Burjani njohës i çështjeve politike e juridike ka  thënë  për “Bota sot” se këtë qëndrim të njëjtë duhet të këtë edhe BE.

Sipas tij, Serbia e ka tepruar kaherë në luftë kundër njohjes së Kosovës, dhe këtë shembull duhet ta ndjek po ashtu Britania e Madhe.

“Patjetër se duhet të ndryshojë vija politike e perëndimit ndaj Serbisë, sepse ndryshe Serbia nuk merr vesh fare. SHBA-ja dhe BE-ja duhet të merren vesh që poqë se vazhdon kështu Serbia duhet suspenduar Serbinë për të marr pjesë në disa institucionet qendrore ndërkombëtare”, ka thënë Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat