Haradinaj ia prezanton Quintit draftin e parë të Marrëveshjes Gjithëpërshirëse

Aktuale

Haradinaj ia prezanton Quintit draftin e parë të Marrëveshjes Gjithëpërshirëse

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 16:11
Pamje nga takimi

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot, përpara ambasadorëve të vendeve të Quint-it ka paraqitur draftin e parë të Marrëveshjes Gjithëpërshirëse Ligjërisht Obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se draft-dokumenti është dokument mbështetës për procesin ekzistues të dialogut, si dhe aspektet që ndërlidhen me përshpejtimin e këtij procesi.

Shefi i dialogut teknik, Avni Arifi, ka prezantuar kapitujt, që për palën e Kosoves do të përbëjnë parametrat kryesorë të marrëveshjes, e cila do t’i hapë rrugë normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Draft-dokumenti me anekset përcjellëse, iu është dorëzuar edhe të gjithë bartësve të institucioneve dhe kryetarëve të të gjitha subjekteve politike. Në ditët dhe javët në vijim, ky draft-dokument do të diskutohet me të gjitha palët në shoqërinë tonë, për të arritur te dokumenti përfundimtar, ku do të përfshihet ekspertiza e të gjithëve”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat