Dobruna flet pas 6 orëve intervistim nga Gjykata Speciale

Aktuale

Dobruna flet pas 6 orëve intervistim nga Gjykata Speciale

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:32
Sokol Dobruna

Pas gjashtë orëve intervistim, ish-gjykatësi i UÇK-së, Sokol Dobruna, ka dalë nga zyra e Gjykatës Speciale në Kosovë, ku është intervistuar.

Ekipi i Televizionit 7 ka qëndruar para selisë së Dhomave të Specializuara në Kosovë, ku është intervistuar për gjashtë orë. Ai ka thënë se e kanë pyetur për veprimtarinë e tij në krye të gjykatës së UÇK-së. 

“Veprimtaria e Gjykatës ka qenë shumë e shkurt. Prej 16 dhjetorit deri në fund të janarit”, ka thënë Dobruna pasi ka dalë në orët e mbrëmjes nga kjo zyrë.

Nuk ka treguar nëse është intervistuar si dëshmitar apo i dyshimtë. Tha se kjo nuk iu është specifikuar. 

Ai ka thënë se është paraqitur me vetëdëshirë dhe do të vazhdojë të shkojë sa herë që e thërrasin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Secili e ka për vete. Sipas mendimit tem, duhet me shku edhe me vërtetu pastërtinë e luftës”, ka thënë Dobruna.

Ai ka konfirmuar se do të paraqitet nesër dhe pasnesër në zyrën e Dhomave të Specializuar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat