Në prag të formimit të Ushtrisë së Kosovës, ish agjenti i Shërbimit Informativ të Kosovës, Naim Miftari, e ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Përmes një postimi në Facebook, Miftari shprehet se, Thaçi është personi që ka vra komandantët kryesor të luftës, ka tradhtuar UÇK-në me marrëveshjen K-90, si dhe po tradhton përsëri shokët e vet duke i çuar në burgun e Hagës.
“Pilati i ushtrisë tonë
Çarmatosi dhe tradhtoj UÇK me marrëveshjen K_90, vrau komandantët kryesor të luftës... , dhe ata komandantë që mbeten gjallë sa mu pasuruar pas luftës para ca ditësh i dërgoj shokët e vet në burgun e Hages, sot kishe po reklamona për formimin e ushtrisë që vet e tradhtoj para 19 vitesh. Hipokriti”, shkruan Miftari në Facebook.