Selimi tregon se a ka marrë ftesë nga Specialja

Aktuale

Selimi tregon se a ka marrë ftesë nga Specialja

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 19:34
Rexhep Selimi

Rexhep Selimi, deputet i LVV-së, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka deklaruar se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai tha se deri me sot nuk ka marrë një ftesë të tillë dhe ka deklaruar se askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces.

“Jo, nuk kam ftesë nga Gjykata Speciale, nëse një e tillë me vije do ta bëjë publike”, ka deklaruar Selimi në televizionin publik.

Deputeti Selimi, e ka quajtur të padrejtë këtë proces dhe votimin në Kuvend për themelimin e kësaj gjykate e ka vlerësuar të dëmshëm.

Rexhep Selimi ka folur edhe për ushtrinë e Kosovës që pritet të votohet nesër, duke thënë se është një ditë e madhe dhe se LVV-ja do të jetë në Kuvend për ti votuar ligjet.
Selimi tha se nuk ka nevojë për një spektakël rreth formimit të ushtrisë, ashtu si po bënë Presidenti i vendit.

“Nuk ka nevojë për këso lloj gare. Ajo që do të ndodhë nesër është e shume e mirë, shumë e rëndësishme, por jo gjithçka. FSK duhet të shndërrohet në forcë ushtarake edhe atë me ndryshime Kushtetuese”, tha Selimi.

Sa i përket reagimit ndërkombëtar rreth formimit të ushtrisë, Selimi thotë se janë tri lloj reagimesh, si ai i Serbisë. “Ajo nuk ka problem veç ushtrinë e Kosovës, problem për Serbinë është Kosova, pavarësia e saj, ekzistenca e Kosovës si shtet”, tha ai.

Reagim tjetër, sipas tij, është ai i NATO-s, që nuk është për tu çuditur, sepse aty ka disa shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, siç është Spanja. Dhe reagimi i SHBA-së e cila po na mbështetë fuqishëm. Ushtria e Kosovës sipas tij është në partneritet më SHBA-të.

Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, Rexhep Selimi tha se këto bisedime janë të panevojshme. “Ne po negociojmë me shtetin ndaj të cilit kemi luftuar, shtetit ndaj të cilit e kemi shpallur pavarësinë dhe tani po bisedojmë për pavarësinë e Kosovës. Këto bisedime janë të padrejta. Kushtetuta e Kosovës duhet të respektohet, shteti duhet të mbrohet nga një shtet që po e sulmon”, tha ai.

Sipas tij qasja e Vuçiqit dhe Millosheviqit ndaj Kosovës është e njëjtë. “Ne ndaj Serbisë nuk duhet të sillemi kaq mirësish se kështu po e trimërojmë atë”, tha tutje Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat