Mitrovica mbushet me flamuj serbë për shkak të Ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Mitrovica mbushet me flamuj serbë për shkak të Ushtrisë së Kosovës

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 20:29
Mitrovica

Serbët dhe Serbia assesi të pajtohen me faktin se Kosova nesër bëhet me Ushtri. Në disa raste, strukturat në veri dhe vetë shteti serb kanë tentuar dhe po tentojnë që ta destabilizojnë situatën nesër në kohën kur do të votohet Ushtria.

Burime nga Mitrovica bëjnë të ditur se një provokim i ri do të ndodh sonte.

“I tërë qyteti i Mitrovicës verikore sonte do të mbushet me flamuj të Serbisë. Arsyeja për këtë është votimi i nesërm i ligjeve për Ushtrinë e Kosovës”, thonë burimet.

Sipas tyre, flamujt kanë arritur par 30 minutave dhe janë vendosur në zyrën e Aleksandar Spiriqit, kryetarit të komunës paralele.

“Këta flamuj do të ju jepen familjeve të cilat do t’i vendosin nëpër ballkona, reklama të lokaleve, shesheve dhe pothuajse gjithkund”, thonë burimet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat