Goran Rakiç thotë se serbët po frikësohen, komandanti i KFOR-it ia jep një përgjigje!

Aktuale

Goran Rakiç thotë se serbët po frikësohen, komandanti i KFOR-it ia jep një përgjigje!

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 22:17
Goran Rakiç

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it, Lorenzo Dadario, mbi temën e situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Goran Rakiç e njoftoi komandantine KFOR-it për gjendjen në terren dhe theksoi se kishte ankth në popullatën serbe, transmeton Indeksonline

Komandanti i KFOR-it dhe kryetarii Listës Serbe u pajtuan se nuk do të lejojnë provokime dhe se KFOR-it do të sigurojë paqe për të gjithë.

“Është arritur pajtimi sekomandanti i KFOR-it dhe Rakiqit do të jenë në kontakt të vazhdueshëm në ditëtnë vijim, dhe ata do të monitorojnë së bashku situatën”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më shumë se 45 automjete të KFOR-it kanë hyrë sot në Mitrovicën veriore .

Pos automjeteve luftarake, ushtarët me vete kishin transportuar edhe pajisjet për bllokadë dhe ndërtim barrierash, pastaj makina ndërtimtarie, buldozerë, tela me gjemba.

Njoftohet po ashtu se në Leposaviq kontigjenti i KFOR-it i përbërë nga hungarezët është vendosur në dy lokacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat