Reagon këshilltari i Haradinajt: Ne duam të ndjehemi amerikanë dhe për ndjenjat tona nuk vendos Lutfi Haziri

Aktuale

Reagon këshilltari i Haradinajt: Ne duam të ndjehemi amerikanë dhe për ndjenjat tona nuk vendos Lutfi Haziri

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 23:11
Ramush Haradinaj

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka kritikuar bartësit e Qeverisë së Kosovës se janë treguar mosmirënjohëse ndaj Bashkimit Evropian, me rastin e krijimit të ushtrisë. Haziri ka thënë se Qeveria po bëhet mosmirënjohëse ndaj BE’së për Ushtrinë.

“SHBA’të janë bartësi kryesor i këtij procesi, por në parneritet me BE, ku Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca e Italia kanë histori në luftën tonë, në çlirimin tonë, në Pavarësisë e deklaruar”, ka thënë Haziri.

Me këtë nuk është pajtuar, Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, duke thënë se Kosova është vendi më besnik i BE’së.

Matoshi në reagimin e tij në Facebook ka thënë se Kosova është një shtet sovran dhe shumë europian, por nuk pranon nënshtrimin 20-vjet në liri.

Ky është statusi i plotë i Matoshit:

Ushtria e Kosovës është vendim sovran, i një shteti të pavarur, për të përmbyllur arkitekturën e vet të sigurisë, dhe me synim për ta shpaguar kontributin e kombeve demokratike që i kanë shërbyer lirisë, paqes e stabilitetit të vendit tonë.

Vendi ynë është nder vendet më besnike të asaj që i themi BE, por e ka një problem, jo më pak dhe jo më ultë se të gjitha shtetet europiane. Kosova nuk mund të eksportojë në Serbi mallëra, sepse duhet origjinë serbe e tyre, Kosova humb 30 milionë euro në vit sepse Serbia nuk e zbaton Marrëveshjen për energjinë të arritur në Bruksel; Kosova është një shtet sovran dhe shumë europian, por nuk pranon nënshtrimin 20-vjet në liri. Prandaj, kur jemi në agun e një dite historike, ne duam të ndjehemi amerikanë dhe për ndjenjat tona nuk vendos Lutfi Haziri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat