Historike: Kosova bëhet me Ushtri, Serbia duhet t’ia ketë frikën! - Bota Sot
Historike: Kosova bëhet me Ushtri, Serbia duhet t’ia ketë frikën!

Aktuale

Historike: Kosova bëhet me Ushtri, Serbia duhet t’ia ketë frikën!

Nga: Bota sot Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 07:22

(E plotësuar) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar për tri projektligjet që i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri.

Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar. Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.

Deputetët kanë votuar për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

Image
Image

***

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të gjitha ligjet për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Nga sot, Kosova do të ketë ushtrinë e vet.

Ushtria jonë do të jetë më e reja në botë dhe kjo falë përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve tjera mike të Kosovës.

***

Deputetët sot kanë votuar pro Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me 107 pro vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ky projektligj ka kaluar në seancën plenare.

Veseli: Kuvendi e miratoi ligjin për Forcën e Sigurisë

“Kuvendi e miratoi ligjin 06 L723 për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, u shpreh Veseli.

Pas shqyrtimit të dytë të këtij projektligji, Kuvendi i Kosovës në radhë ka shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovë. 

Image

Kuvendi miraton Ligjin për FSK-në

Projektligji për shërbim në FSK ka marr mbështetjen e gjitha komisioneve të përhershme, gjithsej 45 amendamentet janë në pajtim me legjislacionin në fuqi të Kosovës dhe atij të Bashkimit Evropian.

Kështu ka thënë, kryetari i Komisionit  për  Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala, gjatë arsyetimit të këtyre amendamenteve.

Shala: Të gjitha janë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe të BE-së

“Komisionit  për  Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së në cilësinë e komisionit funksional dhe raportues në mbledhjen e mbajtur ka miratuar raportin me rekomandime për shërbim në forcën e Sigurisë së Kosovës..për gjatë punës së grupit punues kanë dalur 45 amendamente, për të cilat është dhënë opinioni nga komisionet e përhershme, të gjitha janë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe të të BE-së”, ka thënë kryetari i komisionit, Haxhi Shala.

***

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton "Bota sot".

Shqyrtimi i dytë për i projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka kaluar me 107 vota të deputetëve.

Miratohet Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes

Ka kaluar me 107 vota Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Të gjitha amandamentet e paraqitura nga komisioni funksional, kanë marrë votat për, ku nuk ka pasur asnjë abstenim apo votë kundër, raporton Bota sot.

Votimet janë bërë përmes mënyrës elektronike, përveç deputetës Fitore Pacolli, e cila votoi me ngritje dore.

Image

***

Image
Image

Veseli fton Kuvendin për nderim ndaj gjithë brezave që sakrifikuan për Kosovën

Në hapje të seancës parlamentare për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë pranishmit për një minutë nderim për të gjithë brezat, që në kohë e rrethana të ndryshme, sakrifikuan për këtë ditë.

“Le të nderojmë luftëtarët e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të periudhave të ndryshme. Le të nderojmë gjeneratat e të burgosurve politikë. Studentët e lëvizjeve studentore. Intelektualët dhe minatorët e Kosovës. Bashkatdhetarët tanë kudo në botë. Veprimtarët politikë të rezistencës paqësore. Djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmorët e lirisë. Ne sot qëndrojmë këtu falë kësaj sakrifice mbinjerëzore. Krenarë me të kaluarën dhe të sigurt për të ardhmen tonë euro-atlantike”, ka thënë kreu i Kuvendit Kadri Veseli në hapje të seancës ku po votohet Ushtria e Kosovës.

Image

***

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka hapur punimet e seancës, ku do të votohet ushtria e Kosovës.

Ai ka kërkuar një minutë heshtje në nderim të të gjithë heronjëve të  Kosovës.

Pas tij, mori fjalën kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Haxhi Shala, për të raportuar për projektligjet.

"Sot kam nderin të raportojë për këto ligje. Ligjet e hartuara i janë dorëzuar Kuvendit të Kosovës, ku janë shqyrtuar dhe janë të gatshme për votim. Ftoj të gjithë deputetet që të votojnë amandametet që janë 12 gjithësej", ka thënë Shala.

Amandamenti 1, sipas radhitjes së paraqitur në raport nga Komisioni funksional, kanë votuar 107 deputetë dhe të gjitha votat kanë qenë pro.

Gjithashtu edhe amandamenti i dytë merr të gjitha votat për.

***

Ka nisur seanca për votimin e ushtrisë së Kosovës.

***

Pas pak minutash pritet të nis seanca e Kuvendit, ku do të votohet themelimi i ushtrisë së Kosovës. Në sallë kanë hyrë të gjitha grupet parlamentare, përveç Listës serbe.

****

Image

Deputetët arrijnë në Kuvend, pritet votimi i ushtrisë 

Para se të fillojë seanca e Kuvendit ku pritet të votohet transformimi i FSK-së në ushtri, deputetët e partive në pozitë si dhe ata të partive opozitare kanë arritur në Kuvend.

Deputetët e AAK-së, PSD-së, ata të LDK-së, dhe disa ministra të kabinetit qeveritar shihen në holl në fotografitë e siguruara nga KosovaPress.

Seanca historike për votimin e ushtrisë ende nuk ka filluar.

Image

***

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tre projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në ushtri.Rendi i ditës:  

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,       

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tre projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në ushtri.

Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar. Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.

Rendi i ditës:  

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...