Kryeministri Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për Ushtrinë

Aktuale

Kryeministri Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për Ushtrinë

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 09:06
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se edhe pak çaste e ndajnë Kosovën nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thekson se, sot po vendosin një të drejtë të natyrshme, zotohen të shikojmë përpara në paqe, së bashku me ata që jetojnë me ne.

Haradinaj tutje shprehet se synimi është që të jemi pjesë e NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut.

“Mirëmëngjesi miq,

Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë! RH”, shkruan kryeministri Haradinaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat