Rexhaj: Të gjithë të “likuiduarit nga bandat” pa lufte, ishin Ushtria e Kosovës - Bota Sot
Rexhaj: Të gjithë të “likuiduarit nga bandat” pa lufte, ishin Ushtria e Kosovës

Aktuale

Rexhaj: Të gjithë të “likuiduarit nga bandat” pa lufte, ishin Ushtria e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 10:01
Aktivistë, intelektualë dhe gazetarë të vrarë pas lufte në Kosovë

Publicisti Xhevat Rexhaj, ka publikuar fotografitë e aktivistëve dhe intelektualëve të vrarë pas lufte në Kosovë.

Ai ka thënë se të gjithë këto personalitete, të “likuiduara nga bandat”, ishin Ushtria e Republikës së Kosovës dhe themel i shtetit tonë, përcjell Bota sot.

Rexhaj ka theksuar se ushtria e Kosovës u themelua me Kushtetutën e Kaçanikut, ndërsa sot, sipas tij, Amerika po e formalizon këtë.

“Rrnoftë Republika e Kosovës, u forcoftë ushtria e ju huptë fara kriminelëve dhe zhvatësve të shtetit”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë i Rexhajt:

 Të gjithë këta ishin Ushtria e R. së Kosovës. Të gjithë këta mbetën themelet e shtetit, mjerisht të likuiduar (sipas shumë dëshmive e shkrimeve nga shumë akterë tëkohës) nga bandat.......

Sa për mua ushtria e Kosovës ishte themeluar me Kushtetutën e Kaçanikut, sot Amerika po e formalizon ashtu si na çliroi e maroi shtet.

Rrnoftë Republika e Kosovës, u forcoftë ushtria e ju huptë fara kriminelëve e zhvatësve të shtetit që sot janë milionera e gangstera në institucione, duke shkelë e përdhos gjakun e 12 000 të vrarëve për liri./BS

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...