Forcat e KFOR-it austriak stacionohen tek Ura e Ibrit - Bota Sot
Forcat e KFOR-it austriak stacionohen tek Ura e Ibrit

Aktuale

Forcat e KFOR-it austriak stacionohen tek Ura e Ibrit

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 10:00
Ura e Ibrit

Forca të KFOR-it të cilat përkujdesën për sigurinë në Kosovë, janë stacionuar sot në Urën e Ibrit.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘tanjug’, disa makina të KFOR-it janë pozicionuar aty, në ditën kur në Kuvendin e Kosovës do të votohen tre ligjet të cilat do ta bëjnë Republikën e Kosovës me Ushtri.

Në hyrje të Urës thuhet se janë vendosur katër makina të blinduara dhe një xhip.

Këto forca thuhet se i përkasin kontingjentit austriak të KFOR-it.

Mbështetjen për krijimin e Ushtrisë e kanë dhënë të gjitha shtetet aleate, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë, Britanin e Madhe dhe gjithashtu edhe NATO e KFOR-i.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...