Shala uron ministrin e ardhshëm të Mbrojtjes, Rrustem Berisha

Aktuale

Shala uron ministrin e ardhshëm të Mbrojtjes, Rrustem Berisha

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 11:04
Kuvendi i Kosovës

Në arsyetimet e amendamenteve për projektligjin e formimit të ushtrisë që i ka bërë kryetari i komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala, ka thënë se të gjitha rekomandimet janë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ai  tutje, ka uruar dhe ministrin e ardhshëm të Mbrojtjes, Rrustem Mustafa.

Shala: Të gjitha janë në pajtim me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi

“Ministër Berisha, urime, nga sot do të jesh ministër i Mbrojtjes, nuk do të jesh ministër i FSK-së...    Gjatë punës së grupeve punuese kanë dalë 45 amendamente për të cilat është dhënë opinioni nga komisionet e përhershme të Kuvendit të Kosovës, të gjitha janë në pajtim me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, ftoi të gjithë deputetët të votojnë për miratim këtë projektligj me amendamentet e rekomanduar”, ka thënë Shala.

Seanca plenare për formimin e ushtrisë ka filluar me një minutë heshtje në nderim të të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat