Ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj thotë se sot është ditë e madhe për Kosovën, pasi për herë të parë në historinë tonë po bëhemi me ushtri.
Ai thotë se në krahun tonë qëndron shteti më i fuqishëm në botë, Amerika.
Salihaj thotë se është krenar që ishte pjesë e Ministrisë së parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës e formuar në vitin 1991 nga presidenti Ibrahim Rugova.
“Falemnderit President Rugova, vizionari i madh, që e lidhe Kosovën tonë të dashur me miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ti gjithmonë ishe largpamës dhe do të mbetesh i pavdekshëm!”, shkruan Salihaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.
Ja shkrimi i tij:
Sot është ditë e madhe për Kosovën. Për herë të parë në historinë tonë, ne bëhemi me ushtri. Në krahun tonë qëndron shteti më i fuqishëm në botë si mik i madh i Kosovës - Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndjehem krenar që isha pjesë e Ministrisë së parë te Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, formuar më 1991 nga Presidenti Rugova.
Falemnderit Amerikë!
Falemnderit President Rugova, vizionari i madh, që e lidhe Kosovën tonë të dashur me miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ti gjithmonë ishe largpamës dhe do të mbetesh i pavdekshëm!
Le të mbushet me lavd e krenari ushtria e re e Kosovës!