Albin Kurti flet pas formimit të Ushtrisë: Kërcënimeve të Serbisë duhet t’i kundërpërgjigjemi

Aktuale

Albin Kurti flet pas formimit të Ushtrisë: Kërcënimeve të Serbisë duhet t’i kundërpërgjigjemi

Nga: Bota sot Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 11:38
Albin Kurti

Lideri i VV-së, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka uruar të gjithë shqiptarët.

Ai thotë se më meritorët për këtë ushtri janë ata që sot nuk janë në mesin tonë.

“Me këto tri ligje të reja në Kosovë, janë bërë dy hapa të mëdhenj përpara. Është e domosdoshme që në ditët në vijim duhet të mendojmë për buxhetin e ushtrisë. Unë dua t'iu lajmëroj se nga të gjitha amendamentet që u votuan sot, 70 ishin nga Vetëvendosja. Unë iu uroj të gjithë shqiptarëve ku janë ushtrinë më se të merituar të Kosovës. Më meritorët për këtë ushtri janë ata që s’janë më në mesin tonë", ka thënë Kurti, transmeton gazeta “Bota sot”.

"Kërcënimet e Serbisë duhet t'iu kundërpërgjigjemi, por jo me gjuhën e njëjtë, por as nuk duhet të qëndrojmë duarkryq", ka theksuar Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat