Ushtria e shumëpritur festohet me valle në sheshin e Prishtinës - Bota Sot
Ushtria e shumëpritur festohet me valle në sheshin e Prishtinës

Aktuale

Ushtria e shumëpritur festohet me valle në sheshin e Prishtinës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 11:47
Foto nga Sheshi në Prishtinë

(E plotësuar) - Me tupanë, valle e plisa në kokë, dhjetëra qytetarë kanë parakaluar sot në sheshin e Prishtinës për të festuar themelimin e ushtrisë.

Ata janë ndalur para Kuvendit, ku kanë pritur krerët e vendit teksa dilnin jashtë ndërtesës së Kuvendit.

Isuf Zabeli, i cili erdhi nga Drenica për ta festuar formimin e ushtrisë, tha se këtë ditë shqiptarët e kanë pritur me shekuj.

Zabeli: Këtë ditë e pritëm me shekuj

“E kemi pritur me shekuj ditën e sotme. Ditë më të madhe për neve nuk ka, jemi të kënaqur, të gëzuar të gjithë. Rroftë populli shqiptar kudo që është”, ka thënë Zabeli.

Kurse Sadik Maxharraj nga komuna e Istogut, këtë ditë e quajti historike.

Maxharraj: Ushtria e Kosovës do të jetë nderi i kombit

Image

“Ushtria jonë do të jetë çdo herë në ballë të atdheut, sepse e kemi nderin e madh që shumë djem, baballarë e nëna u vranë për këtë tokë, për këtë truall. Ushtria e Kosovës do të jetë nderi dhe krenaria e mbarë kombit shqiptar”, ka thënë Maxharraj.

E sipas Ramadan Dugollit, shteti nuk mund të quhet i tillë nëse nuk ka ushtri.

Dugolli: Nuk ka shtet pa ushtri

“E kemi pritur që do të bëhet ushtria, gjithqysh. Shtet pa ushtri nuk ka”, ka thënë Dugolli.

Ndërkaq, Musli Sopjani ka uruar shqiptarët dhe tha se pas formimit të ushtrisë, nuk ka ku shkon më mirë.

Sopjani: S’ka ku shkon më mirë

Image

“S’ka ku bëhet më mirë, veç urime popullit shqiptar kudo që janë, e gëzofshim këtë ushtri e shpresoj që gjithmonë me të mira”, ka thënë Sopjani.

E prej politikanëve që kaluan para Kuvendit, ministri Pal Lekaj u la bakshish personave që u binin tupanëve. Kurse festës ju bashkëngjit edhe kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Sot deputetët kanë votuar për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Përmes këtyre tri projektligjeve, FSK transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshi edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.

***

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro projekt-ligjeve që transformojnë FSK-në në Ushtri.

Nëpër sheshet e Prishtinës ka filluar festa e qytetarëve për Ushtrinë më të re në Botë.

Disa qytetarë po vazllësojnë nëpër rrugët e Prishtinës.

Kjo ditë konsiderohet historike pasiqë hapet rruga që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj të armatosur.

SHBA publikisht ka mbrotjur të drejtën e Kosovës për të pasur Ushtri vetëmbrojtëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...