Bytyqi për ushtrinë: Kjo ëndërr është bartur ndër vite

Aktuale

Bytyqi për ushtrinë: Kjo ëndërr është bartur ndër vite

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 11:55
Ushtria e Kosovës

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka thënë se Kosova sot shënoi datë të rëndësishme me themelimin e ushtrisë.

“Kjo ka qenë ëndrra e bartur nëpër vite te të parët tanë, të cilët kanë jetuar nëpër luftëra dhe mundime nga pushtuesit. Kjo ka qenë dëshira e luftëtarëve nëpër shekuj që kanë dhënë jetën për të ardhmen tonë. Ky ka qenë synimi i të gjithëve që kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për të ardhur deri te liria e Kosovës, për ta bërë shtetin dhe shteti tashmë u kompletua edhe me ushtri. E, ushtria është siguria jonë dhe e të ardhmes tonë”, ka shkruar ai.

Ai në fund ka uruar që ushtria e Kosovës të jetojë sa njerëzimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat