Dreshaj: Sot u bë realitet lufta e Ushtrisë Çlirimtare

Aktuale

Dreshaj: Sot u bë realitet lufta e Ushtrisë Çlirimtare

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 11:56
Gani Dreshaj

Deputeti i Kosovës, nga AAK-ja, Gani Dreshaj thotë se sot ka votuar një prej ngjarjeve më historike të Kosovës, Ushtrinë e Kosovës.

Ai thotë se sot u bë realitet ëndrra e shume gjeneratave, amaneti i dëshmorëve, lufta e UÇK-së falë ndihmës së miqve tanë me në krye SHBA-në.

Ja shkrimi i tij:

Pata nderin që sot të jem votues i një prej ngjarjeve më historike të Kosovës, Ushtrisë së Kosovës.

Sot u bë realitet ëndrra e shumë gjeneratave, amaneti i dëshmorëve, lufta e Ushtrisë Çlirimtare, falë ndihmës së madhe nga shtetet mike, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një falënderim special për kryeministrin Haradinaj, njeriun që me vizitën e tij të fundit në SHBA, na solli mesazhin e madh se Ushtria po bëhet, dhe sot kjo është realitet.

Na mbetet që së bashku të ndërtojmë një Ushtri të fuqishme e cila do të jetë gjithmonë në mbrojtje të atdheut, paqes e sigurisë.

URIME KOSOVË

G.D

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat