Musliu: Meritor për ushtrinë janë dëshmorët e kombit

Aktuale

Musliu: Meritor për ushtrinë janë dëshmorët e kombit

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:24
Ganimete Musliu

E veshur me uniformë të ushtrisë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu vetëm disa minuta pas votimit për ushtrinë e Kosovës u shpreh se meritor për themelin e saj janë të rënët për liri dhe ushtarët e Kosovës.

Ajo u shpreh se votën e saj në Kuvend sot ia ka dedikuar për komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe të gjithë atyre që padrejtësisht po sfidohen para drejtësisë.

E pyetur se përse e ka veshur këtë uniformë, deputetja Musliu u shpreh se këtë uniformë e ka veshur në përmbyllje të fushatës zgjedhore sepse që atëherë e kishte ditur se ky vit do jetë i ushtrisë së Kosovës.

Musliu: Hera e dytë që e vesh këtë sako

“Ne jemi sot vetëm teknikisht meritor për ligjin për ushtrinë, por megjithatë meritor janë  dëshmorët e kombit, martirët e kombit, dhe ushtarët dhe ushtaret....Hera e dytë që e kam veshur këtë sako, herën e parë e kam veshur në përmbyllje të fushatës zgjedhore sepse qysh atëherë kam menduar që ky mandat do të jetë viti ose mandati i votimit të ushtrisë dhe sot në mënyrë simbolike meqë është votuar ushtria desha që edhe sot ta kem këtë uniform dhe mendoj që misioni ynë është përmbushur në këtë mandat uroj që të kemi vetëm suksese”, tha Musliu.

Sipas saj nuk ka dhuratë më mirë se sa në 20 vjetorin e rënies së komandantit, Mujë Krasniqi që të themelohet ushtria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat