Veteranët e luftës: Sot Kosovës iu shtua një datë e rëndësishme

Aktuale

Veteranët e luftës: Sot Kosovës iu shtua një datë e rëndësishme

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dërguar një urim për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Pas shumë përpjekjeve të popullit tonë në luftërat për liri, si rezultat i gjakut të derdhur të mijëra dëshmorëve të kombit, gjymtyrëve të invalidëve dhe mundit të veteranëve të brezit të UÇK-së të prirë nga Komandanti legjendar Adem Jashari, historisë së Kosovës sot i’u shtua një datë e rëndësishme, ajo e transformimit të FSK-së, përkatësisht e Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në urim.

Me këtë rast, thuhet në urim ‘ndjehemi krenar dhe ju urojmë këtë ditë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat