Mërgimtari për formimin e ushtrisë: Edhe ty urime presidenti im historik Ibrahim Rugova

Aktuale

Mërgimtari për formimin e ushtrisë: Edhe ty urime presidenti im historik Ibrahim Rugova

Nga: G.B Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:22
Pjesëtarë të FSK-së

Mërgimtari Faik Jasiqi ka uruar formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se dëshiron që kjo ushtri të jetë më paqësore dhe më e lumtur në botë, përcjell Bota sot.

Në shkrimin e dërguar në adresën redaksisë, ai ka uruar dhe presidentin historik Ibrahim Rugova, duke i thënë se na ka lënë në duar të sigurta.

Shkrimi i tij i plotë:

Urime ushtrinë Kosova ime.

Kosovë e dashur, Kosova ime, sot më dukesh më e bukur se çdo herë sepse je stolisur me petkun më të sigurt të cilin moti e ke pritur. Prandaj URIME dhe ma GËZOFSH USHTRIN E RE. Dëshiroj që ushtari yt ta ruaj çdo cep të territorit tënd. Dëshiroj që kjo ushtri të jetë ushtria më paqësore dhe më e lumtur në botë dhe uroj që kurrë të mos ketë nevojë të përdoret.

Edhe ty urime presidenti im historik Ibrahim Rugova. Mos ke frikë president se Kosova nuk do të jetë në duart e pasigurta. Edhe nëse dikush do të tentojë qoftë nga jashtë apo nga brenda Kosova kurrë nuk do të copëtohet. Ju copëtoftë zemra atyre të cilët dëshirojnë ta copëtojnë atë.

Po, ti president na ke lënë në duart e sigurta. Sot në këtë ditë kur në Prishtinë dhe në Kosovë valvojnë flamujt e Amerikës, Amerika nuk ka festë, festë ka Kosova. Amerika mike të cilën na e bëre ti mike qëndron prapa neve dhe na mbështet fuqishëm.

Prandaj URIME PRESIDENT RUGOVA, URIME KOSOVA IME.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat