Ish-komandanti i UÇK-së flet për Ushtrinë e Kosovës, tregon se për çka do të shërbejë

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së flet për Ushtrinë e Kosovës, tregon se për çka do të shërbejë

Nga: N.H Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 16:32
Nuredin Ibishi

Ish-shefi i shtabit të Zonës Operative të Llapit, Nuredin Ibishi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se sakrifica jonë ndër breza u kurorëzua me lirinë dhe pavarësinë e vendit, ndërsa vendimi i sotëm është edhe një veprim historik për konsolidimin e plotë të shtetësisë së Kosovës.

Sipas tij, forca jonë ushtarake, profesionale e trajnuar dhe e pajisur sipas standardeve të NATO-s do t’u shërbejë pa dallim të gjithë qytetarëve të vendit.

Ai thotë se Ushtria e Kosovës me profesionalizmin e saj do të jetë partner i rëndësishëm i Aleancës së NATO-s dhe do të shërbejë në ruajtjen e paqes në botë.

Ja shkrimi i tij:

Sakrifica jonë ndër breza u kurorëzua me lirinë dhe pavarësinë e vendit, ndërsa vendimi i sotëm është edhe një veprim historik për konsolidimin e plotë të shtetsisë së Kosovës.

Forca jonë ushtarakte, profesionale e trajnuar dhe e pajisur sipas standardeve të NATO-s do t’u shërbejë pa dallim të gjithë qytetarëve të vendit!

Ushtria e Kosovës me profesionalizmin e saj do të jetë partner i rëndësishëm i Aleancēs së NATO-s në ruajtjen e paqes në botë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat