S’ka si mos të qeshim me Gjuriqin: Ushtria e Kosovës është formacion okupues i territorit të Serbisë

Aktuale

S’ka si mos të qeshim me Gjuriqin: Ushtria e Kosovës është formacion okupues i territorit të Serbisë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 16:37
Marko Gjuriq

“Ushtria e Kosovës për Beogradin paraqet formacion ilegal okupues në territorin e Serbisë”, ka thënë i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Sipas tij, ushtria e formuar sot ka për qëllim që me forcë të bëjë ndryshimin e kufijve!

E çuditshme kjo deklaratë, kur dihet që Kosovës qe 10 vjet është shtet.

“Parlamenti i institucioneve të përkoheshme vetëqeverisese në Prishtinës, sot, pa pjesëmarrjen e përfaëqësuesve serb, me diktat njëetnik të shumicës shqiptare në Kosovë, në kundërshtim me të gjitha të drejtat vendore dhe ndërkombëtare ka formuar të ashtuquajturën Ushtri e Kosovës e cila paraqet akt kundër paqes dhe është akt politik i agresionit ndaj vendit tonë”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, ky vendim ka për qëllim që të përmbyll procesin e filluar të ndarjes së dhunshme “të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë dhe krijimit të shtetit të pavarur shqiptar Republika e Kosovës”.

“Marrë parasysh se në kundërshtim me Kushtetutën e përkoheshme të Kosovës, por edhe në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kundër marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, e ashtuquajtura Ushtri e Kosovës paraqet okupim ilegat të formacioneve të armatosura në territorin e Republikës së Serbisë”, ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat