Veseli: Sot e plotësuam amanetin e Mujë Krasniqit

Aktuale

Veseli: Sot e plotësuam amanetin e Mujë Krasniqit

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 17:04
Kadri Veseli

Në fillim të këtij muaji, kur duhej të merrnim vendim për datën e seancës në të cilën do të miratonim ligjet e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, nuk kisha asnjë dilemë se cila datë duhej të zgjidhej. Kjo datë do të ishte 14 dhjetori. Sepse, kjo datë është data e rënies së njërit prej komandantëve më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroit të Kosovës, Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve tanë.

Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të rënies heroike të Komandant Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se Komandant Kapuçi është njëri ndër më meritorët për ditën e sotme, bashkë me mijëra dëshmorë të tjerë të lirisë, bashkë me Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin.

“Ne sot, në këtë ditë, qëndrojmë ballëhapur para kujtimit të tyre. Ne sot ndjejmë krenari të dyfishtë. Jemi krenarë që ishim bashkëluftëtarë të tyre.

Jemi krenarë që amanetin e tyre sot e plotësuam duke themeluar Ushtrinë e Kosovës. Duke e bërë më të fortë shtetin e Kosovës dhe më të sigurt të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit tha se sot, në këtë ditë historike, nuk mungojnë vetëm dëshmorët, por edhe luftëtarët e gjallë, që duhej të ishin në vendin e nderit.

Ai tha se sot mungon njëri prej më meritorëve për këtë ditë: Komandanti i UÇK-së, i TMK-së dhe FSK-së, Sylejman Selimi, i cili, sipas tij, hyn në radhët e atyre komandantëve të cilët kthehen të fundit nga betejat. Veseli tha se Sylejman Selimi do do të kthehet fitimtar, ngase Kosova dhe Ushtria e saj kanë nevojë për të.

 “Ndërsa brezat që do të vijnë kanë nevojë për kujtimin e Mujë Krasniqit dhe të gjithë të rënëve për liri, për të mësuar se si jetohet e luftohet për atdheun. I përjetshëm do të jetë kujtimi për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët e kombit, ashtu siç do të jetë e përjetshme vepra e tyre më e madhe: Liria e Kosovës”, theksoi kryeparlamentari Veseli.  

Në fillim të këtij muaji, kur duhej të merrnim vendim për datën e seancës në të cilën do të miratonim ligjet e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, nuk kisha asnjë dilemë se cila datë duhej të zgjidhej. Kjo datë do të ishte 14 dhjetori. Sepse, kjo datë është data e rënies së njërit prej komandantëve më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroit të Kosovës, Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve tanë.

Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të rënies heroike të Komandant Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se Komandant Kapuçi është njëri ndër më meritorët për ditën e sotme, bashkë me mijëra dëshmorë të tjerë të lirisë, bashkë me Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin.

“Ne sot, në këtë ditë, qëndrojmë ballëhapur para kujtimit të tyre. Ne sot ndjejmë krenari të dyfishtë. Jemi krenarë që ishim bashkëluftëtarë të tyre. Jemi krenarë që amanetin e tyre sot e plotësuam duke themeluar Ushtrinë e Kosovës. Duke e bërë më të fortë shtetin e Kosovës dhe më të sigurt të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit tha se sot, në këtë ditë historike, nuk mungojnë vetëm dëshmorët, por edhe luftëtarët e gjallë, që duhej të ishin në vendin e nderit.

Ai tha se sot mungon njëri prej më meritorëve për këtë ditë: Komandanti i UÇK-së, i TMK-së dhe FSK-së, Sylejman Selimi, i cili, sipas tij, hyn në radhët e atyre komandantëve të cilët kthehen të fundit nga betejat. Veseli tha se Sylejman Selimi do do të kthehet fitimtar, ngase Kosova dhe Ushtria e saj kanë nevojë për të.

“Ndërsa brezat që do të vijnë kanë nevojë për kujtimin e Mujë Krasniqit dhe të gjithë të rënëve për liri, për të mësuar se si jetohet e luftohet për atdheun. I përjetshëm do të jetë kujtimi për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët e kombit, ashtu siç do të jetë e përjetshme vepra e tyre më e madhe: Liria e Kosovës”, theksoi kryeparlamentari Veseli.  

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat