Pas ushtrisë, Thaçi bënë thirrje për unitet edhe në proceset tjera të rëndësishme për Kosovën

Aktuale

Pas ushtrisë, Thaçi bënë thirrje për unitet edhe në proceset tjera të rëndësishme për Kosovën

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 17:43
Pamje nga ceremonia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar gjatë ceremonisë qendrore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të gjithë qytetarët e Kosovës por edhe vet pjesëtarët FSK-së. 

Ai ka thënë se uniteti na duhet edhe në procese tjera të rëndësishme për Kosovën, ashtu sikurse ka pasur unitet nga çdo parti për votimin e ushtrisë së Kosovës.

“E gëzofshim ushtrinë e Kosovë ne dhe gjeneratat që do të vinë, urime! Urime çdo pjesëtari, çdo qytetari të Kosovës, nderimet për çdo dëshmor të kombit, që ka dhënë jetën që ne të gëzojmë këtë ditë historike. 

Sot përmbyllën një proces të nisur para shumë vitesh, ne morën një hap të rëndësishëm drejt përmbylljes së shtetësisë tonë, kjo është meritë e punës se FSK-së, punës së tyre fal së cilës është bërë e mundur në zgjedhimin e mandatit të FSK-së që të bëhet ushtri e vërtetë e Kosovës. 

Por, ajo nuk është vetëm ushtri por ajo është kthyer në institucionin më të besueshëm dhe të respektuar nga qytetarët, ai më së miri paraqet vlerat e Kosovës dhe shoqërisë tonë. 

Zonja dhe zotërinj, më lejoni që të ju drejtoj një falënderim edhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që hapën rrugën për transformimin e FSK-së. Të gjitha partitë treguan se kur është në pyetje e mira e përbashkët, tejkalohen interesat partiake dhe votojmë për Kosovën. 

Kërkojë që këtë unitet ta ruajmë edhe për proceset tjera të rëndësishme që na presim në muajt në vijim, të bashkuar do të jemi më të fuqishëm dhe do të marrim vendime më të guximshme. 

Sot i falënderojmë edhe partnerët tanë ndërkombëtar dhe të gjitha vendet e NATO-s, ata i sigurojmë që FSK do të mbetet forcë shumë etnike dhe do të bëhet platformë e sigurisë dhe stabilitet edhe në rajon e më gjerë. 

Prandaj, Forca e Sigurisë së Kosovës është e jona për t’i thënë faleminderit bashkësisë ndërkombëtare për përkrahjen që na e kanë dhënë gjithmonë” ka thënë presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat