Nesër seanca për rezolutën e Dialogut me Serbinë

Aktuale

Nesër seanca për rezolutën e Dialogut me Serbinë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:13
Kuvendi i Kosoves

Nesër në orën 10:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për rezolutën e Dialogut dhe ligjit për dialogun me Serbinë.

Sipas mediave vendore marrëveshja për kalimin e tyre është arritur në mes të Partisë Socialdemokrate dhe maxhorancës.

Sipas rezolutës e cila pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej javën e shkuar por se kishte dështuar të mbahej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat