Rusia: Formimi i Ushtrisë së Kosovës çon në destabilizim

Aktuale

Rusia: Formimi i Ushtrisë së Kosovës çon në destabilizim

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje misionit të OKB-së në Kosovë që të shpërndajë urgjentisht siç i ka quajtur “të gjitha formacionet e armatosura të shqiptarëve të Kosovës” duke thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është një shkelje e Rezolutës 1244 dhe çon në destabilizim.

“Forcat ndërkombëtare në Kosovë, kryesisht UNMIK-u dhe KFOR-i, në përputhje me mandatet e miratuara, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë obligim që urgjentisht të bëjnë gjithçka që është e mundur për të kryer demilitarizimin dhe për të shpërndarë të gjitha formacionet e armatosura shqiptaro-shqiptare” , thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat