Jashari: Fqinjët të rrinë të qetë

Aktuale

Jashari: Fqinjët të rrinë të qetë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:43
Bekim Jashari

Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt e përfaqësues i familjes Jashari, ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht mirë, në ditën kur Kosova i dha mandat të ri Forcës së vet të Sigurisë.

Në një prononcim të shkurtër ai ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht mirë për këtë arritje njëshekullore.

“Është arritje e madhe 25 vjet pas themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga komandanti Adem Jashari me shokë”, ka thënë Jashari. Jam shumë i bindur që kjo ushtri do të na bëjë krenar kudo që na përfaqëson. U them fqinjëve dhe gjitha vendeve të Evropës dhe botës që le të ndihen të qetë, sepse populli shqiptar gjithmonë e ka dashur paqen”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat