Sonte pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendos për seancën e Dialogut

Aktuale

Sonte pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendos për seancën e Dialogut

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 19:04
Kryesia e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pritet që të mbledhë sonte Kryesinë.

Burime të medias bëjnë të ditur se në këtë mbledhje pritet që të merret vendimi nëse do të ketë ose jo nesër një seancë të jashtëzakonshme për rezolutën e Dialogut dhe ligjit për Dialogun me Serbinë.

Media po ashtu merr vesh se edhe gjatë ditës ka pasë një takim të kryekuvendarit me partitë në pushtet dhe Partinë Socialdemokrate.

Sipas të njëjtave burime, marrëveshja për kalimin e tyre është arritur në mes të Partisë Socialdemokrate dhe mazhorancës.

Sipas rezolutës e cila pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej javën e shkuar por e njëjta kishte dështuar të mbahej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat