E konfirmuar: Nesër në ora 10 mblidhet Kryesia e Kuvendit

Aktuale

E konfirmuar: Nesër në ora 10 mblidhet Kryesia e Kuvendit

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 22:17
Kryesia e Kuvendit

Mediat në vend bëjnë të ditur se nesër në 0ra 10 nuk do të mblidhet Kuvendi siç u raportua nëpër media por vetëm Kryesia për të caktuar orën e mbledhjes së Kuvendit.

Kjo seancë do t’i kushtohet rezolutës për dialogun me Serbinë, ku pritet të formohet edhe ekipi negociator me në krye Shpend Ahmetin e PSD-së dhe Fatmir Limajn e Nismës Socaldemokrate.

Mësohet se marrëveshja për kalimin e tyre është arritur në mes të Partisë Socialdemokrate dhe mazhorancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat