Edhe një shtet tjetër i BE-së del kundër Ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Edhe një shtet tjetër i BE-së del kundër Ushtrisë së Kosovës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 23:30
Pamje nga seanca

Pas Spanjës dhe Austrisë, edhe Rumania ka dalë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, teksa ka nënvizuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në shtetin më të ri evropian.

Në një deklaratë për media, Ministria e Jashtme e Rumanisë ka inkurajuar dyja palët – Kosovën dhe Serbinë – që të vazhdojnë dialogun dhe t’i shmangin iniciativat që “mund të rrisin tensionet”, shkruan Romaniatv.

“Të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord deri më tani, duke shmangur deklaratat dhe iniciativat që mund të rrisin tensionet në nivel rajonal”, tha Ministria e Jashtme rumune në një deklaratë.

Edhe NATO denoncoi të premten vendimin e Kosovës për formimin e ushtrisë. Aleanca Veri-Atlantike deklaroi se do të rishikojë pozicionin e saj në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat