Rexhep Selimi paralajmëron ndërhyrjen e Serbisë në seancën e sotme të Kuvendit

Aktuale

Rexhep Selimi paralajmëron ndërhyrjen e Serbisë në seancën e sotme të Kuvendit

Nga: A.ZH Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 09:43
Rexhep Selimi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot do të mblidhet për të vendosur për kërkesën e 42 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme në lidhje me dialogun me Serbinë.

Pas kësaj, pritet që Kuvendi të mbajë seancë, ku do të shqyrtohet Projekt-rezoluta mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Por para kësaj, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka thënë se shqiptarët po përçahen nga Serbia edhe për këtë seancë, përcjell Bota sot.

Selimi ka thënë se Serbia gjendet në mes në çdo përçarje të shqiptarëve, direkt ose indirekt.

“Në çdo përçarje të shqiptarëve, herët a vonë, e gjen Serbinë në mes, direkt ose indirekt. Kështu është edhe në këtë seancën e sotme për ekip negociator për bisedimet e Thaçit me Serbinë”, ka shkruar deputeti Selimi në një postim në Facebook. Nuk dihet nëse partitë kanë arritur marrëveshje për të miratuar rezolutën në fjalë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat