Thaçi: Ditën e parë të ushtrisë duhet t'i nderojmë luftëtarët e lirisë

Aktuale

Thaçi: Ditën e parë të ushtrisë duhet t'i nderojmë luftëtarët e lirisë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 10:47
Homazhet

(E plotësuar) - Një ditë pasi Forcës së Sigurisë iu janë dhënë kompetencat e ushtrisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë.

Me këtë rast, Thaçi tha se dita e parë e funksionimit të ushtrisë duhet të nisë duke i nderuar ata që dhanë jetën për liri.

Thaçi: Puna e parë është nderimi i luftëtarëve të lirisë

"Puna më e mbarë sot në këtë ditë të parë është nderimi dhe respekti i bashkëluftëtarëve, i luftëtarëve të lirisë, komandantit prej të parëve të UÇK-së, Zahir Pajazitit. Jam këtu së bashku me bashkëluftëtarin dhe komandantin Rrustem Mustafa-Remi, deputetin, për të nderuar dhe respektuar dhe për të dëshmuar edhe njëherë përkushtimin tonë se lufta dhe përpjekjet e dëshmorëve të lirisë, amaneti i tyre për objektivin e lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe ushtrisë, po jetësohet", ka thënë Thaçi.

Pas shtatores së Zahir Pajazitit, Thaçi ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe  tek Adem Demaçi, në varrezat në Velani. 

Image

Thaçi bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat