Gecaj i kundërpërgjigjet Lekajt: Askush të mos rrahë gjoks për formimin e ushtrisë

Aktuale

Gecaj i kundërpërgjigjet Lekajt: Askush të mos rrahë gjoks për formimin e ushtrisë

Nga: G.B Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 11:07
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj i është kundërpërgjigjur ministrit Pal Lekaj, i cili ka thënë se votimi i ushtrisë nuk do të sillej në Kuvend po të mos ishte guximi i Haradinajt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se askush nuk duhet të rrahë gjoks për formimin e ushtrisë, pasi ajo do të bëhej edhe në qeverinë Mustafa, por që atë kohë nuk ishin pjekur kushtet.

Postimi i tij i plotë:

Popullizëm i kulluar i Qeverisë Haradinaj!

Pal Lekaj paska thënë mbrëmë: “Po mos të ishte guximi i Haradinajt sot nuk do të dilte në Kuvend votimi i ushtrisë"!

Kështu, nën siglën e "patriotizmit", edhe formimin e ushtrisë po e keqpërdorin për mbulim të dështimeve e aferave! Ja një intervistë e imja, e datës 8 prill 2017, e cila tërësisht hedhë poshtë një deklarim të tillë. Edhe atëherë ne e bënim të qartë si kristali se ushtria do të formohej gjithsesi. Pra, formimi i ushtrisë do të ndodhte edhe me Qeverinë Mustafa. Thjeshtë, atëherë nuk ishin pjekur kushtet ende! Prandaj, bash askush nuk mund të rrahë gjoks për një meritë të tillë, duke tentuar të fitojë poenë popullsitë nga një çështje e cila i takon Kosovës e miqve të sajë si tërësi, e jo partive të veçanta politike apo ndonjë individi. Ndër të tjera, në atë intervistë unë kisha theksuar:

“Nuk pranon Qeveria e Kosovës kushte as prej Listës Serbe e as prej askujt tjetër. Ne e kemi thënë por edhe kryeministri e ka thënë, e kanë thënë edhe liderët tjerë që ushtria e Kosovës do të bëhet. Ne do të tentojmë dhe të bëjmë çmos që ajo të bëhet në kuadër të kornizës kushtetuese. Pra në kuadër të rregullave të parapara në kushtetutë. Megjithatë me apo pa këtë ushtria e Kosovës do të bëhet, pra nuk do ta ndal askush ushtrinë e Kosovës, ashtu si nuk ka mundur askush ta ndal pavarësinë e Kosovës”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat