Çka e pret FSK-në në ditën e dytë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’?

Aktuale

Çka e pret FSK-në në ditën e dytë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’?

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:27
Pamje nga video

Në përfundimin e  ditës së parë të ushtrimit fushor “Shqiponja 6” , ushtarët nga shtete të ndryshme kanë kohë edhe të njihen mes vete.

Përpos marrëdhënieve profesionale shoqërimi dhe komunikimi në nivel personal është faktor i rëndësishëm në ndërtimin e mirëbesimit mes atyre që luftojnë krah për krah.

Në episodin e parë të serisë së emisioneve KallxoForca vjen edhe xhirimi i ditës së dytë të këtij ushtrimi.

Shumë shpejtë kjo atmosferë e relaksuar do të zëvendësohet me adrenalinë, përqendrim dhe angazhim maksimal pasi urdhrat nuk do të jenë të lehtë për t’i zbatuar.

 

Ushtarët nuk e dinë saktë çka po i pret. Ushtrimi fushor “Shqiponja 6” ka planifikuar simulimin e situatave të ndryshme sipas standardeve të NATO-s, vërshim, kërkim-shpëtim, evakuim mjekësor, menaxhim i turmave, përcjellje dhe vëzhgim i grupit të organizuar kriminal, materie të rrezikshme biologjike, bllokada të rrugëve, trafikim me armë, sulm terrorist në stabilimente të rëndësisë së lartë, sulm ndaj personaliteteve të larta.

Ushtrimi fushor “Shqiponja 6” është vazhdimësi e operacioneve të viteve të kaluara dhe ka për qëllim adresimin dhe avancimin e mëtejmë të nevojave teknike dhe taktike të FSK-së të cilat janë identifikuar më herët.

I tërë procesi është kryer në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe sipas standardeve më të larta të NATO-s. Përpos trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës pjesëmarrës në ushtrimin fushor “Shqiponja 6” janë edhe efektivët ushtarak nga Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, ShBA-ja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe KFOR-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat