Hoti tregon formatin e LDK-së për dialogun

Aktuale

Hoti tregon formatin e LDK-së për dialogun

Nga: A.M. Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 15:52
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar tri formatet e LDK-së për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Për më tepër, ka shkruar në Facebook se çdo format tjetër i zhvillimit të dialogut është i dëmshëm për shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

1. Platforme per dialogun eshte Kushtetuta e Republike se Kosoves.

2. Ekipi negociator eshte qeveria legjitime, qe perfaqeson shumicen e qytetareve.

3. Opozita e ka rolin e pakontestueshem mbikeqyres dhe korrektues te qeverise.

Cdo format tjeter i zhvillimit te dialogut eshte i demshem per shtetin e Kosoves dhe sigurisht se nuk do te kete sukses, pervec se do te bleje kohe per disa qe kane nevoje te shtyejne llogaridhenien e tyre para qytetateve ne zgjedhje te lira e demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat