Fillon seanca pas 7 orësh, deputetët e pozitës dhe të PSD-së në sallë

Aktuale

Fillon seanca pas 7 orësh, deputetët e pozitës dhe të PSD-së në sallë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:29
Kuvendi i Kosovës

Pas disa shtyrjesh të një pas njëshme, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet rezoluta e propozuar nga PSD-ja për dialogun Kosovë-Serbi.

Seanca fillimisht ishte paralajmëruar se do të fillonte në orën 14:00, megjithatë u shty për në orën 16 e 30, pasi një deputetes së PDK-së i kishte vdekur një i afërm i familjes.

Por seanca nuk nisi as në orën 16:30, pasi në Kuvend assesi nuk po arrihej kuorumi i duhur për të kaluar rezolutën e propozuar nga PSD.

Në një prononcim, deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, ka treguar se shkaku i deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, po vazhdon shtyrja e seancës.

Pas arritjes së Halitit në Kuvend, Veseli e ka nisur seancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat