Krasniqi kërkon miratimin e rezolutës

Aktuale

Krasniqi kërkon miratimin e rezolutës

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:51
Memli Krasniqi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se e mbështesin Rezolutën për dialog dhe besojnë që është hap i rëndësishëm për të vazhduar më tutje me procesin e dialogut.

Krasniqi: Besoj që rezoluta duhet të shihet

“Kemi ardhur në një moment, ku është arritur një konsensus, që nuk është ende gjithëpërfshirës, por është një hap përpara për të vazhduar me procesin e dialogut, i cili është një nga çështjet në mënyrë më urgjente, apo prioritare, më të cilën institucionet e Kosovës duhet të merren në mënyrë absolute”, tha Krasniqi.

Ai pohoi se që sot duhet të theksohet sa i përket miratimit të rezolutës, është se përmes saj po e përcaktojnë një qartësi në proces, sa i përket roleve, anëtareve, që do të jenë përgjegjës në procesin e dialogut.

Krasniqi: Më vjen keq që sot kemi mungesë të dy partive opozitare

“Më vjen keq që sot kemi mungesë të dy partive opozitare. Mbesim me shpresë që në një moment jot ë largët do t’i bashkohet këtij procesi, delegacionit shtetëror. Sa i përket delegacionit, besojmë që përveç emrave të përveçshëm, emrat që mbesin për t’u plotësuar, opozita apo shoqëria civile, duhet të miratohet me procedura nga Kuvendi i Kosovës, sepse kështu do të jetë e barasvlershme edhe me pjesën tjetër të ekipit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat