Dokumenti i Qeverisë së Kosovës që synon largimin e Presidentit Thaçi nga dialogu

Aktuale

Dokumenti i Qeverisë së Kosovës që synon largimin e Presidentit Thaçi nga dialogu

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 19:42
Krerët e shtetit

Shteti i Serbisë në fazën finale të dialogut me Kosovën pritet të përballet me 11 ‘burra’ dhe me 16 kapituj të një draft dokumenti të përgatitur nga Qeveria e Kosovës i quajtur “Marrëveshja gjithëpërfshirëse në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Këtë draft dokument të cilin e ka siguruar nsajderi, roli i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmendet në asnjërin kapitull.

Sipas këtij dokumenti shteti i Serbisë do ta njoh shtetasin e Republikës së Kosovës si dhe pranojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Po ashtu në këtë dokument theksohet se Serbia do t’i paguaj dëmshpërblimet e luftës.

Marrëveshjet politike, Masat e ndërtimit të besimit, Garantimi dhe prosperiteti i të Drejtave të Njeriut, Ekonomia, Drejtësia dhe Pajtimi Transicional, Arsimimi dhe Punësimi i të rinjve, Simbolet Nacionale dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, janë tetë (8), kapitujt e parë të këtij draft dokumenti.

Në këta kapituj Qeveria e Kosovës ka parashikuar se dy palët, Kosova dhe Serbia duhet të kenë një marrëveshje të përhershme dhe të detyrueshme që sigurojnë paqe, prosperitet dhe të ndërpriten marrëdhëniet armiqësore ndërmjet dy shteteve.

Qeveria e Kosovës në këtë draft dokument ka cekur se duke i ditur aspiratat e të dy palëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, duhet të pajtohen me pikat të cilat i ka parashikuar Qeveria e Kosovës.

Sipas këtij draft dokumenti, Qeveria ka parashikuar që në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë të marrin pjesë, shoqëria civile, familjarët e viktimave të luftës dhe çdo organizatë ekzistuese dhe çdo organizatë tjetër që formohet lidhur me procesin e dialogut.

Ndërsa tetë pikat e fundit që i ka caktuar Qeveria e Kosovës për të diskutuar me palën serbe në Bruksel janë: Transporti, Energjia, Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit,  Zbatimi dhe Monitorimi i Mekanizamve, Ndryshimi në aspektin ligjor, Zgjidhja e mosmarrëveshjeve sipas dakordimit,  Njohja dhe Anëtarësimi në Organizata Ndërkombëtare dhe Hyrja në Fuqi.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot rezolutën e propozuar nga PSD-ja për fazën finale të dialogut.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PSDK-së, Visar Ymeri, ka propozuar njëmbëdhejt (11), persona që do të jenë pjesë e delegacionit të shtetit, derisa roli i presidentit të vendit pritet të minimizohet.

Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të jenë bashkëdrejtues të këtij delegacioni. Ndërsa si anëtarë do të jenë edhe Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar, Dardan Gashi, si dhe një përfaqësues i shoqërisë civile, janë emrat të cilat i ka propozuar, Ymeri.

Ndërsa sot përmes një seancë të jashtëzakonshme, kjo projekt – rezolutë është votuar ka kaluar me 59 vota pro dhe 2 abstenime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat