Shpend Ahmeti ende nuk e ka dekoruar Prishtinën për festa, ndërsa tenton të zgjidhë probleme historike të Kosovës

Aktuale

Shpend Ahmeti ende nuk e ka dekoruar Prishtinën për festa, ndërsa tenton të zgjidhë probleme historike të Kosovës

Nga: D.RR Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 20:44
Prishtina e dekoruar në vitet e kaluara

Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti nuk e ka dekoruar ende plotësisht Prishtinën për festat e fundvitit, ndërsa po shpreson që me mandatin e tij nga Kuvendi si kryenegociator në bisedimet me Serbinë, të zgjidhë çështje madhore historike mes dy vendeve që kanë konflikt shekullor, shkruan “Bota sot”.

Pothuajse po kalon gjysma e muajit dhjetor dhe qytetarët e Prishtinës por edhe të qyteteve tjera nuk po mund ta shijojnë atmosferën festive si për çdo fundvit.

Përmes një draft rezolute të miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës, Shpend Ahmeti së bashku me Fatmir Limajn do të jenë bashkëkryesues të ekipit negociator në Bruksel.

Më herët PSD-ja kishte deklaruar se do të ketë vija të kuqe bashkëpunimi me PDK-në./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat