Haradinaj thotë se me votimin e rezolutës i është shtuar pesha dialogut

Aktuale

Haradinaj thotë se me votimin e rezolutës i është shtuar pesha dialogut

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 20:59
Ramush Haradinaj

Kuvendi i Kosovës ka mandatuar delegacionin shtetëror i cili do të udhëheq bisedimet me Serbinë. Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Shefi i qeverisë në një postim në Facebook ka thënë se miratimi i rezolutës të propozuar nga PSD, është hap tejet i rëndësishëm për t'i dhënë peshë dialogut dhe legjitimitet institucional.

“Ftoj të gjitha partitë politike, shoqërinë civile, organizatat dhe personalitete të tjera të rëndësishme t'i bashkohen këtij procesi, për ta përfunduar dialogun me një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në Librin me shumë kapituj të propozuar javën e kaluar dhe duke e finalizuar me njohje reciproke”.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Kosova duhet të dialogojë me Serbinë, në të mirë të normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve dhe përmbylljes së shumë temave të hapura.

Miratimi në Kuvendin e Kosovës i rezolutës të propozuar nga PSD, është hap tejet i rëndësishëm për t'i dhënë peshë dialogut dhe legjitimitet institucional.

Me veprimin e sotëm, këtij procesi i qasemi më të përgatitur, më të përgjegjshëm dhe më legjitim.

Falenderoj të gjithë deputetët që ishin ne sallën e Kuvendit dhe të gjithë ata që votuan PRO.

Ftoj të gjitha partitë politike, shoqërinë civile, organizatat dhe personalitete të tjera të rëndësishme t'i bashkohen këtij procesi, për ta përfunduar dialogun me një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në Librin me shumë kapituj të propozuar javën e kaluar dhe duke e finalizuar me njohje reciproke.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat