Haxhiu: Ikanakët janë shitur aq shumë dhe aq keq

Aktuale

Haxhiu: Ikanakët janë shitur aq shumë dhe aq keq

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 22:24
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit të rezolutës që për dialogun me Serbinë nga Kuvendi i Kosovës.

Ajo përmes një statusi në Facebook ka thënë se votuesit e kësaj rezolute në vend të bashkimit me opozitën dhe qytetarët dhe angazhimit për zgjedhje të jashtëzakonshme, ata kanë zgjedhur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Haxhiu ata i ka quajtur ikanakë të shitur.

Postimi i plotë i saj:

Thaçi pa vonuar shumë, e përshëndet rezolutën dhe mirëpret ekipin e votuar përmes rezolutës!

Në vend të bashkimit me opozitën e qytetarët dhe angazhimit për zgjedhje të jashtëzakonshme, ata zgjodhën Kadriun e Hashimin.

Ikanakët janë shitur aq shumë dhe aq keq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat