Vuçiq: Shqiptarët e dëgjojnë vetëm Amerikën

Aktuale

Vuçiq: Shqiptarët e dëgjojnë vetëm Amerikën

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 00:20
Aleksandar Vuçiq

Nëse Amerika dëshiron dialog, atëherë shqiptarët e heqin taksën, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo mund të ndodh javën e ardhshme, nëse amerikanë thonë, por mund të mos ndodh kurrë, ashtu siç thotë Haradinaj. Të shohim. Ne duhet të jemi të përgatitur për të dyja opsionet”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se është e dukshme se shqiptarët nuk e respektojnë dhe as nuk e dëgjojnë Bashkimin Evropian.

Me rastin e rezolutës së miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës me të cilën edhe është emëruar ekipi negociator në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, Vuçiq ka thënë se shqiptarët së pari duhet t’i kthejnë gjërat siç ishin, që të tërhiqen çfarë kanë bërë, e më pas ndoshta vazhdon dialogu, kurse mund të zgjedhin kë të donë.

“Por, ata nuk duan të flasin me mua. Ata këtë e kanë bërë që të thonë se me dialogun ka marrë fund çdo gjë. Ata e kanë bërë të gjithë këtë që të thonë se ‘ne do të shtyjmë deri në fund’. Por, në Beograd dhe në Serbinë qëndrore jetohet më mirë se në Kosovë, ata nuk mund ta durojnë presionin tonë”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat