Pacolli për Rezolutën: Do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Pacolli për Rezolutën: Do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 00:49
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun që do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është lajmi tjetër pozitiv i avancimit të pjekurisë politike dhe shtetërore.

“Republika e Kosovës do ta përmbyllë suksesshëm këtë proces të rëndësishëm, përkundër vështirësive të shumta.Uniteti politik dhe institucional është i domosdoshëm”, tha ai në rrjetin social Facebook.

Më tej ai shtoi se qytetarët janë ata që në fund, nëpërmjet referendumit do ti japin legjitimitet secilit vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat