FSK shpëton qytetarin që ka shkelur në minë

Aktuale

FSK shpëton qytetarin që ka shkelur në minë

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 07:17
Operacioni për shpëtimin e personit që ka shkelur në minë

Gjatë operacionit të kërkim shpëtimit të 11 qytetarëve të zhdukur, ndër ta edhe dy fëmijë, FSK merr një informacion që një qytetar ka shkelur në një minë.

Qytetari i lënduar kërkon ndihmë përderisa pjesëtarët FSK-së ofrohen me kujdes për ta ndihmuar atë. Ekipi mjekësor vlerëson se i lënduari është në gjendje kritike dhe fton ekipin ajror për evakuim.

Në ditën e dytë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’, simulohet një krizë në rajonin e Batllavës ku si rezultat i reshjeve të vazhdueshme rritet niveli i ujit në liqen. Në mënyrë që mos të ketë dëmtime edhe më të mëdha, zyrtarët kanë hapur kanalin dhe kanë lejuar sasi të mëdha të ujit të dalin në lum.

Më poshtë mund të gjeni xhirime ekskluzive të realizuara nga kallxo në bashkëpunim me FSK-në kuadër të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat